Kush është Olti Bistri, drejtuesi i lartë i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK
Në mesin e të zyrtarëve të lartë të policisë, që u arrestuan me urdhër të SPAK figuron edhe emri i Oltion Bistrit, ish-shef i Operacionales.
Bistri ka qenë drejtues i rëndësishëm i Policisë së Shtetit në disa drejtori të rëndësishme. Vetëm 4 ditë më parë Bistri u shkarkua nga detyra e shefit të Operacionales, dhe u emërua specialist i thjeshtë në Drejtorinë e Krimeve.
Bistri është një oficer i rëndësishëm i Policisë së Shtetit, pasi në vitet e fundit ka drejtuar disa komisariate dhe drejtori vendore policore.
Në vjeshtën e vitit 2021 Oltion Bistri ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Po ashtu Oltion Bistri ka qenë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.
Vlen të theksohet se detyrën e Shefit të Operacionales, Bistri e kishte marrë vitin e shkuar në muajin shkurt.
Operacioni i SPAK mësohet se është në proces dhe mbetet për t’u parë cilat akuza do të rëndojnë mbi Oltion Bistrin.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona