Raporti i DASH për biznesin: Shqetësim pastrimi i parave dhe koncesionet

27 Korrik 2023 | 15:45

Mjedisi shqiptar i biznesit vazhdon ende të shfaqi kufizime për investitorët e huaj. I tillë është vlerësimi nga raporti mbi klimën e sipërmarrjeve, i publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili vazhdon dhe për këtë vit të jetë skeptik mbi progreset e tregut shqiptar.

Niveli i lartë i korrupsionit si dhe paraja informale, janë dy faktorët kryesor të përmendur në raport, të cilët dekurajojnë investitorët e huaj, si dhe krijojnë pengesa për një konkurueshmëri të shëndetshme. Sipas raportit, Shqipëria vazhdon ende të performojë dobët në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në raportin e Transparency International. Në vitin 2022 pozicionohet e 101-ta nga 180 vende të listuara.

Gjithashtu dhe Indeksi Global i Inovacionit, i cili klasifikon shtetet në bazë të kapacitetit të produktivitetit, rritjes dhe inovacionit, e rendit vendin në pozicionin e 84 nga 132 shtete gjithsej.

Në dokument thuhet se komuniteti i biznesti vlerëson se paraja informale nga aktivitetet e paligjshme  si dhe niveli i lartë i korrupsiont vazhdojnë të dekurajojnë investitorët amerikanë. Task Forca për Parandlimin e Pastrimit të Parave (FATF) vazhdon ta përfshijë Shqipërinë në listën e saj gri. Sipas raportit, prokurimet qeveritare po ashtu shfaqin vonesa në procedurë dhe krijojnë pengesa. Dokumenti amerikan thotë se përdorim i vazhdueshëm i kontratave për partneritet publik dhe privat (PPP) ka ulur nivelin e konkurrencës në sektorin e infrastukturës dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, në raport thuhet se Shqipëria shfaq një potencial ekonomik të pasur si dhe kuadër ligjor të mjaftueshëm. Dixhitalizimi i shërbimeve publike vlerësohet të hapi i parë dhe rëndësishëm për zbutjen e nivelit të korrupsionit në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026