Pas mbledhjes së Këshillit reagon Indrit Sefa: Deklaratat e Bardhit janë qesharake
Sekretari ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa ka reaguar lidhur me deklaratat e dhëna nga Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sefa ka thënë se deklaratat e sekretarit të përgjithshëm janë qesharake pasi sipas tij, Bardhi ka ngarkuar dhe shkarkuar institucionet pasi ka përfunduar një takim imagjinar.
Gjithashtu Sefa e ka ironizuar Gazment Bardhin për realizimin e mbledhjes në mënyrë online, dhe ka thënë se i uron suksese atij në krijimin e partisë së parë digjitale në vend.
“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi përfundon një takim imagjinar.
Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.
I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur.
PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.
Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames”,-shkruan Indrit Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar