“Krimi më institucional se shteti”, gazetari: Balla ka sfidë të madhe para
Gazetari Agim Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Balla si ministër i Brendshëm ka një sfidë të madhe para.
Sipas tij koha kur Balla ka marrë drejtimin e ministrisë është shumë delikat, duke marrë në konsideratë korrupsionin gjithnjë e në rritje.
“Unë mendoj që zoti Balla është në një sfidë shumë të madhe sepse grupet politike brenda mazhorancës janë kaq të forta sa nuk e di se si do ta ketë pushtetin ai për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve. Arrestimi i fundit në Shkodër dhe ish-shefi i Operacionales dhe po të kemi parasysh që nuk u bë fare nga këtu, por erdhi nga Franca, përgjime, ku mjafton të lexosh raportin e tyre sa lirshëm flasin për vrasje, për heqje qafe, për gara se kush do vrasi e sa do vrasi, tregon që këtu krimi është shumë më institucional se shteti,” – u shpreh Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq