Zgjedhjet në PD| Mbyllet numërimi në Delvinë, fiton thellë Basha

29 Korrik 2023 | 19:34

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokraike, në Bashkinë e Delvinës.

Korrespondentja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, bën me dije se nga 336 votues, kanë marrë pjesë në zgjedhjen për kreut e ri të PD-së në këtë bashki 194 prej tyre.

Nga numërimi i votave ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 150 vota, Gjergj Hani 38 vota, ndërkohë që 6 fletë kanë dalë të pavlefshme.

Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor, kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, bëri me dije se pjesëmarrja me të dhënat e grumbulluara deri në orën 17:00 ishte 13 700 votues, ose 54% e listave të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Sipas tij procesi i votimit do të vijojë vetëm në ato qendra ku mund të ketë persona jashtë qendrave të votimit që presin të shprehin vullnetin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026