Tkurret ekonomia gjermane, parashikohet të humbë 0.3% të GDP-së

30 Korrik 2023 | 19:59

Gjermania mund të jetë vendi i vetëm i grupimit G7, ekonomia e të cilit do të tkurret këtë vit. Parashikimi është bërë nga FMN, sipas të cilit Gjermania do të humbë 0.3% të GDP-së. Arsyeja kryesore e kësaj humbjeje është e njëjta; zgjatja e pasojave të krizës energjetike.

Robert Habeck, ministër i Ekonomisë, Gjermani:

“Së pari, industria gjermane ishte shumë e varur nga importet ruse, sidomos nga gazi. Vende të tjera nuk ishin edhe aq të varura, sidomos Shtetet e Bashkuara, por edhe Britania ose Spanja. Virtualisht ato nuk kishin gaz rus. Na u desh ta zëvendësonim me kosto më të lartë, ndaj dhe çmimet e energjisë janë rritur. Kjo është pasoja e humbjes së gazit rus”.

Megjithatë, Banka Qendrore Gjermane bëri të njëjtin parashikim më herët, ndaj deklarata e FMN-së nuk erdhi si surprizë. Humbjet e ekonomisë së parë të Evropës nuk janë një sinjal i mirë për të gjithë Eurozonën, edhe pse ka një sinjal pozitiv, pasi inflacioni në korrik ra lehtshëm në 6.5 nga 6.8% që ishte në qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026