“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16 muajve në hije

31 Korrik 2023 | 14:06

Lulzim Basha duket se nuk do të humbasë më kohë dhe fill pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike ka nisur aksionin opozitar.

Përgjatë 16 muajve që qendroi në hije, Basha duket se ka hartuar një plan të detajuar për atë se çfarë do të bëj për të kontrolluar partinë, por edhe për të bërë opozitë ndaj maxhorancës socialiste.

E diela e parë pas votëbesimit nga 17 mijë demokratë e gjeti Bashën në dy mbledhje të njëpasnjëshme. Fillimisht Kolegji i Kryetarëve dhe më pas Kryesia e Partisë, nga ku zyra e shtypit shpërndau disa vendime.

Në aspektin parlamentar, Kryesia ka vendosur që Partia Demokratike të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e dy komisioneve, një për fondet e IPARD dhe një tjetër për statusin investitorit strategjik. Mbetet për t’u parë se si do të veprohet për këto kërkesa, në kushtet kur pas zhvillimeve të qershorit dhe korrikut, numri i deputetëve demokratë që mbështesin Bashën nuk është më shumë se 10.

Me dy grupime kundër tashmë, njëri pro Berisha dhe tjetri pro Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë mbrëmjen e së dielës u miratua kërkesa e Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 2 shtator. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të organit më të lartë vendimmarrës të partisë do të jetë kjo agjendë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; si dhe Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026