U zgjodh sërish në krye të PD-së, Lulzim Basha deklaratë për mediat
Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u zgjodh sërish në krye të PD-së.
Teksa ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin që i dhanë, Basha tha se menjëherë do të fillojnë punën për ndërtimin e urës mes dëshpërimit dhe shpresës.
“Të dashur miq, zonja dhe zotërinj që jeni të pranishëm, së parti një falënderim nga zemra për të gjithë ju, për qëndresën në këtë kohë të vështirë. Falenderim dhe mirënjohje për strukturat e PD që organizuan një proces shembullor të denjë për lartësinë e ambicieve dhe standardeve që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Me fuqinë dhe argumentit tim me pastërtinë e shpirtit tim, me prëkushtimin ndaj PD të djathtës shqiptare, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë të idesh dhe vlerash ashtu siç u takon të gjithë shqiptarëve. Jam i vetdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat që ndodhet PD dhe opzozita. E di që lumejt e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë dhe ca të sponsorizuar që duan me çdo kusht të ruajnë status-kuon, që e duan Shqipërinë kështu, pa mundësi ekonomike, pa liri tregu, pa konkurrencë, as në politikë as në ekonomi, me media në presion dhe censurë, pa barazi para ligjit. E sotmja nuk shënon votën për një individ por nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit, mes depresionit psikologjik ekonomik e social, mes mllefit, zemërimit dhe dëshirës për zemërim dhe bregut të shpresës dhe besimit”- tha Basha.
Lulzim Basha është zgjedhur zyrtarisht sërish kryetar i partisë Demokratike. Mes një procesi përplasjes brenda vetës PD, ish-kryedemokrati fitoi me 16 196 vota kundrejt rivalit të tij Gjergji Hani i cili mori 1657.
Nga 18052 anëtarë që morën pjesë, 199 vota ishin të pavlefshme.
Kështu Lulzim Basha fiton për herë të 4 garën brenda Partisë Demokratike e zgjidhet kryetar për një mandat tashmë të katërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump