Shira të dendur në vend, Euronews Albania ndjek situatën në veri dhe jug
Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë territorin.
Situata më e rënduar raportohet në Shkodër, ku ushtria, Shtabi i Emergjencave dhe pushteti lokal, kanë mbërritur sot në zonën e Obotit, ku reshjet janë shkaktuar dëme të shumta, duke përmbytur toka e bllokuar rrugë.
Aktualisht, nën ujë janë rreth 1600 hektarë dhe në fshat mund të futesh vetëm me makina të larta. Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka ndjekur situatën nga afër në Shkodër, ndërsa thotë se në Obot niveli i ujit është shtuar ndjeshëm.
“Në momentin që flasim vijojnë reshjet e konsiderueshme dhe e kanë vështirësuar situatën në të gjithë zonën e Obotit. Ka një rritje të nivelit të ujit në krahasim më orët më parë. Forcat e ushtrisë në këto momente janë larguar, pasi ato kanë plotësuar nevojat e familjarëve për nevojat ushqimore, ndoshta në vijim do të jenë të pranishëm në rast nevoje”, tha ai.
Ndërkohë në Vlorë, korrespondentja Ebrietaj Maçaj thotë se situata aktualisht është nën kontroll. Ajo tha se reshjet kanë krijuar probleme në të gjitha rrugët e qytetit, ndërkohë nuk janë raportuar dëme në tokat bujqësore.
“Situata paraqitet në normalitet. Nuk janë shënuar përmbytjet në toka bujqësore, situata është nën monitorim. Reshjet të rënë gjatë paradites së djeshme dhe natës kanë krijuar probleme në të gjithë qytetin, në të gjitha akset”, tha ajo.
Probleme për shkak të reshjeve të shiut janë regjistruar në qarkun e Korçës, kryesisht në të mbjella si dhe në Borsh të Sarandës. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga strukturat përkatëse të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për të përballur situatën e krijuar, për shkak të shtimin të reshjeve të shiut.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje