Sekuestrimi i inceneratorit, Kryemadhi: Jepi SPAK, ktheju çdo qindarkë qytetarëve
1 Gusht 2023 |
13:04
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e incneratorit të Tiranës.
Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi inkurajon organin e akuzës që të vijojë më tej hetimet për inceneratorin e Tiranës, duke ndjekur paranë, dhe duke vendosur përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat e përfshirë.
POSTIMI I KRYEMADHIT
SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.
Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:
- Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
- Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.
Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)