Nga do anojë peshorja? Analisti: Foltorja do zvogëlohet, PD zyrtare do rritet
Analisti Ergys Mërtiri komentoi në një intervistë për Euronews Albania situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të së shtunës që rikthyen në krye të PD zyrtare.
Sipas tij, zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë, pa mbështetje dhe pa kandidatë mori vota pothuajse sa Berisha, gjë që tregon se ajo do të jetë e ardhmja ndërsa Foltorja do vijë duke u zvogëluar.
“Zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë fare, pa mbështetje, pa kandidatë në zgjedhje, pa kryetar dhe pa aktivitet politik prej 1 viti, pa para, pa mbështetje mediatike, pa asgjë mori vota relativisht krahasueshëm me Berishën. Kjo tregon se Berisha është dramë elektorale e opozitës ndaj mendoj se e vetmja forcë që ofron një të ardhme është kjo, pra PD zyrtare. E ardhmja do vijë duke e tkurrur PD e foltores dhe do rrisë PD zyrtare”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur