Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka treguar se cila do të ishte rruga më e mirë që Maqedonia e Veriut të dilte nga kriza.
Ai tha se miratimet e ndryshimeve kushtetuese do të mund të ishin zgjidhje, por për këtë do duhej që partitë politike të ishin më pak pragmatiste e të mendonin më shumë për të ardhmen, pasi nëse miratohen ndryshimet, VMRO-DPMNE rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të mbështetësve të saj.
“Mendoj se rrugëdalja më ideale do të ishte një kompromis mes forcave më të mëdha politike në vend dhe nëpërmjet negociatave të miratohen edhe ndryshimet kushtetuese. Për këtë kërkohet marrja e përgjegjësisë por edhe sakrificë politike, duke marrë parasysh disponimin kundër miratimit të këtyre ndryshimeve në opionionin publik maqedonas.
Mbi 70% e maqedonasve janë kundër ndryshimeve kushtetuese me qëllim që bullgarët të përfshihen në kushtetutë. Nëse voton ndryshimet kushtetuese VMRO-DPMNE rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të mbështetësve të saj dhe të sakrifikojë për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut. Kjo do ishte opsioni më ideal se si mund të dilet nga ky ngërç”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
A do të sanksionohet Serbia? Arifi: Goditjen më të rendë ia dha SHBA-ja
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij