Çmontohet banda italo-shqiptare, arrestohen 20 persona. Kapen 1 milion doza kokainë
Një operacion masiv i kryer nga policia e Teramos dhe Ascolit bëri të mundur zbërthimin e një bande italo-shqiptare të përfshirë në trafikun e drogërave të forta, si kokainë dhe heroinë. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 20 persona dhe u sekuestruan 200 kilogramë drogë.
Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Prokuroria Publike vendasenisi pas një operancioni anti-drogë në 23 nëntor të vitit të kaluar, gjatë të cilit u sekuestruan 16 kg heroinë dhe u shpall në kërkim një shtetas shqiptar që ndodhet ende në arrati.
Në bazë të përgjimeve të kryera, hetuesit italianë zbëthyen bandën italo-shqiptare e cila furnizonte “derë më derë” me kokainë klientët në zonën e Teramos.
Veprimtaria hetimore bëri të mundur kryerjen e 20 arrestimeve në total dhe sekuestrimin e mbi 1 milion dozave lëndë narkotike, me një peshë deri në 200 kg në total.
Operacionet kishin të bënin edhe me provincën fqinje të Ascolit dhe atë të Ravenës ku disa nga të dyshuarit u gjurmuan me lidhje dhe në këtë zonë.
Nga të dhënat e hetimit u pa se shqiptarët herë operonin individualisht dhe herë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të ulur kostot e transportit dhe ruajtjes së drogës, duke sjellë drogë si nga Evropa Veriore ashtu edhe nga Italia Qendrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve