Ecte me shpejtësi dhe bënte manovra të rrezikshme në rrugë, e pëson i riu
Një i ri 23-vjeçar në Fier ka marrë gjobën prej 43 000 lekë pasi ka kryer manovra të rrezikshme ndërsa drejtonte tej shpejtësisë së lejuar automjetin. Ai u kap pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.
“Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë