Osumi, freskia e Beratit, përveç turizmit kulturor, ujërat e lumit tërheqin turistët
Berati vazhdon te ketë një trend pozitiv sa i përket rritjes së numrit të turistëve ku vetëm në 6 muajt e parë këtij viti qytetin e kanë vizituar mbi 400 mije turistë, sipas drejtorisë së Turizmit në qytetin e një mbi një dritareve. Vizitorët kryesisht janë të apasionuar mbi turizmin kulturorë dhe arkitekturor.
Por Berati ofron më shumë, pasi ujërat e lumit Osum në këto ditë të nxehta vizitohen nga qindra turistë që e shfrytëzojnë për tu freskuar, duke marrë parasysh edhe fatin që në Berat janë regjistruar temperaturat më të larta në vend.
“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe në berat, kemi shpenzuar 10 dite në vënde të tjera në Shqipëri dhe dy ditë në berat, është një qytet i bukur dhe nuk mund ta shohësh në asnjë vënd tjetër këtë lloj qyteti. E zgjodha lumin për djalin sepse ai donte të lahej në ujë kështu që prita për të, duke lexuar librin tim”
“është një vënd ku mund te shpenzosh shumë kohe sepse është i qetë, fëmijët mund të notojnë mund të vizitojmë vënde kulturorë, mund të provosh eksperiencen për tu ngjitur në maj të malit, kështu që është një vënd ku mund te qëndrosh gjatë”- tha një qytetar.
“Berati është në qytet i mrekullueshëm ka një lum spektakolar, i vetmi problem i lumit është se ka shume gurë dhe kur mundohesh të qëndrosh si me bark dhe me kurriz mund të vritesh sidoqoftë është një eksperiencë për tu provuar meqë kjo ishte dita jonë e fundit, ishte e bukur”- tha një fëmijë.
“Dua të them që Berati është një qytet i mrekullueshëm dhe do te qëndrojnë gjithmonë gjatë pushimeve tona”
Tashmë përveç shtëpive karakteristike dhe muzeve që mbajnë veprat të rëndësishme të historisë së qytetit, lumi shtohet si një atraksion më tepër në dëshirat e turistëve për t’u vizituar.
LEXONI GJITHASHTU:
- I vuri flakën pjesës së tij por dogji 4 dynim tokë arë, arrestohet 51-vjeçari
- Orët e fundit të aplikimeve në universitet, 7 mijë në Mjekësi
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit