Më shumë se 13% e kompanive gjermane përdorin inteligjencën artificiale
Më shumë se 13 për qind e kompanive gjermane përdorin inteligjencën artificiale (AI), sipas një sondazhi të publikuar sot nga Instituti IFO për Kërkime Ekonomike në Mynih.
Gjithsej 13.3 për qind e kompanive gjermane përdorin AI në punën e tyre, 9.2 për qind planifikojnë ta përdorin atë dhe 36.7 për qind e kompanive po e konsiderojnë këtë mundësi.
“Shumica e kompanive në Gjermani janë aktualisht të interesuara për AI”, tha ekspertja e industrisë IFO, Anna Wolff.
Sistemet e bazuara në AI përpunojnë sasi të mëdha të dhënash duke përdorur algoritme për të marrë vendime të shpejta përmes analizës së automatizuar të të dhënave.
“Kompanitë nga sektorë të ndryshëm përdorin aplikacione të AI – ato aplikohen në industrinë e automobilave, prodhimin e makinerive dhe pajisjeve, industrinë farmaceutike dhe sektorin e shërbimeve”, shtoi Wolff.
Inteligjenca artificiale është veçanërisht e pranishme në prodhim – një në tre kompani tashmë përdorin ose planifikojnë të përdorin inteligjencën artificiale.
Rreth 40 për qind e kompanive në Gjermani nuk janë të interesuara për AI, dhe kjo shifër është edhe më e lartë në ndërtim – 60 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve