Çfarë ndodhi në Durrës? Luftanijet turke largohen pas 6 ditësh, zbulohet misioni
Dy luftanije turke qëndruan për një periudhë 6 ditore në ujërat shqiptare dhe portin e qytetit të Durrësit. Korrespondentja e Euronews Albania Kloida Gjuzi, bëri me dije se sipas informacioneve nga autoritete portuale prezenca e luftëanijeve lidhet me kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta me palën shqiptare.
Mjetet lundruese ushtarake që kanë si funksion transportin e trupave apo paisjeve luftarake kanë qëndruar për katër ditë në det të hapur dhe dy ditë të ankoruara në Portin e Durrësit. Ato janë larguar pasditen e të enjtes, sipas gazetares.
“Dy luftanijet e marinës turke janë larguar gjatë pasdites së djeshme nga porti i qytetit të Durrësit. Ato kanë qëndruar në vendin tonë për 6 ditë me radhë. 4 ditë në det të hapur dhe 2 ditë të bregëzuara. Janë anije që janë të destinuara për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve. Kanë zhvilluar një stërvitje në det të hapur me forcat shqiptare”, tha Gjuzi.
Gazetarja shtoi se në lidhje me prezencën e luftanijeve turke në Shqipëri, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ende asnjë informacion të detajuar.
“Ajo që Autoritetet Portuale kanë deklaruar në rrjete sociale, ka qënë stërvitja e përbashkët që kanë zhvilluar, dhe afati i qëndrimit në det të hapur, pra sa kohë kanë qëndruar në Portin e Durrësit. Ndërsa më tepër detaje sigurisht që i takon Ministrisë së Mbrojtjes që të japë, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur dhe a do ta vizitojnë sërish luftanije të tilla apo të shteteve të tjera Portin e Durrësit”, tha Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5