EMRI| Shpërndante kanabis për pushuesit në Sarandë, arrestohet i riu nga Tirana

4 Gusht 2023 | 14:38

Një 28- vjeçar, i identifikuar si Romario Omeri, banues në Tiranë, është arrestaur nga policia e Sarandës pasi merrej me shpërndarjen e dozave të drogës në qytetin bregdetar.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026