Haklaj zbardh skenarin: Berisha mbron Ahmetaj, që të mos preket Rama
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar situatën politike në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ujdia që ka bërë Edi Rama dhe Sali Berisha kanë asgjësuar institucionin e votës së lirë.
Më tej ai theksoi se vetë Berisha po i shërben Arben Ahmetajt, në mënyrë që ky i fundit të fitojë azil politik dhe të mos kthehet në Shqipëri e të sulmojë Edi Ramën.
“Ndryshimet kushtetuese i bën atentat Kushtetutës shqiptare, pra ujdia Rama-Berisha. Asgjësuan institucionin e votës së lirë, institucionin që ndërtohet shteti i së drejtës. Berisha e di se Ahmetajt po i bëhet atentat, po i bëhet në familje. Berisha po i shërben Ahmetajt që ky i fundit të marrë letrat në azil politik që të mos vijë këtu dhe të mos i bjerë Edi Ramës. Berisha po i shërben trekëndëshit të Bermudës. Në vitin 2008 Rama e Berisha hodhën themelet e Republikës së Korrupsionit.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)