Kaos dhe njerëz të gjakosur, pamje nga përleshja e armatosur në lokalin në Prishtinë

5 Gusht 2023 | 16:54

Një person humbi jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sherri masiv në kryeqytetin e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës një prej lokaleve më të njohura në Prishtinë.

Sipas policisë, dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një përplasje fizike e cila më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, ka humbur jetën Kastriot Ramadani 37-vjeç. Policia thotë se viktima ka ndërruar jetë në spital.

Nga pamjete e publikuara nga mediat kosovare, fill pas ngjarjes së rëndë, shihet mjaft qartë një situatë kaotike me disa të plagosur, ku njëri prej tyre gjendet ende në tokë i dëmtuar dhe i gjakosur.

Mes 21 të plagosurve, 14 prej tyre ishin gra. Disa prej tyre u dëmtuan me sende të forta gjatë përplasjes.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për mediat se në urgjencë janë paraqitur 17 persona, 7 prej të cilëve të plagosur lehtë me armë zjarrit. Ndërsa 10 të tjerë kanë pasur dëmtime nga sende e forta.

Të dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit Kastriot Ramadani, janë Dukagjin Nikollaj, një person me precedentë penal në fushën e trafikut të drogës, i shpallur në kërkim dhe nga FBI.

Të dyshuarit e tjerë janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet i arrestuar në spital, si dhe Hysni Geci dhe Gëzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026