Aksident i shumëfishtë në Korçë-Pogradec, 7 të plagosur, mes tyre dy të mitur

5 Gusht 2023 | 17:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Korccë – Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bën me dije se tre mjete janë përplasur mes tyre, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Mësohet se të tre drejtuesit janë dërguar në spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Të lënduar kanë mbetur dhe dy fëmijë të mitur të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Fatmirësisht të gjithë personat e dëmtuar janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërënjë manovër e gabuar e njërit prejt mjeteve.

Krejt papritmas mjeti që vinte nga Maliqi ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës, në krahun e kundërt. Aty ku më pas është përplasur fillimisht me mjetin tip Golf e më pas edhe me një mjet tjetër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026