Fluks hyrjesh nga Greqia në Kapshticë, pala shqiptare me 4 sportele
Rritet numri i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar nga vendi fqinj në vendin tonë 5981 shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërkohë që kanë dalë 3241 shtetas.
Për të përballuar fluksin në hyrje pala shqiptare punon me 4 sportele ndërkohë që në dalje me 3 të tilla.
Edhe për autoritetet tona fluksi gjatë këtyre ditëve do rritet ndaj e për këtë janë marra masat për të përballuar lëvizjet në hyrje dhe dalje. Burimet thanë se i gjithë personeli do të punojë me ore te zgjatura deri në fund të sezonit turistik.
Krejt ndryshe paraqitet situata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës aty ku dhe ditë e sotme ka rënie të ndjeshme të numrit të hyrjeve. Nga 6800 shtetas që kanë hyrë vetëm dy ditë më parë nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tone, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3456 shtetas dhe kanë dalë 3745 shtetas.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë