U shtyp për vdekje nga rrotat e djathit, 74-vjeçari italian gjendet pas 12 orësh

7 Gusht 2023 | 19:07

Një burrë i moshuar italian, u shtyp për vdekje nga mijëra rrota djathi të cilat e zunë poshtë. Giacomo Chiapparini vdiq tragjikisht ndërsa një raft u thye në magazinën e tij në rajonin e Lombardisë ditën e diel.

Shembja e rafit krijoi një “efekt domino” dhe rrëzoi mijëra rrota djathi të cilat peshojnë rreth 40 kg secila.

Zjarrëfikësi Antonion Dusi tha se u deshëm 12 orë për të gjetur trupin e pajetë të Chiapparinit,

Disa nga rrotat thuhet se ranë rreth 10 metra dhe një banor vendas tha për mediat italiane se shembja dukej “si bubullimë”.

Dëmi ekonomik i shkaktuar është vlerësuar në 7 milion €. Duke folur për mediat italiane, një fqinj e përshkroi zotin Chiapparini si “shumë mbështetës… dhe bujar”. Fqinji tha se ai humbi një fëmijë dekada më parë.

Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, rreth 50 km (31 milje) në lindje të Milanos, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që i ngjan parmesanit dhe është i popullarizuar në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026