1893 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun Shkodër, probleme edhe në aksin Librazhd-Prrenjas
Pavarësisht rënies së intensitetit të reshjeve, në Shkodër është rritur hapësira e përmbytur.
Sipas raportit të fundit të emergjencave civile, 1893 hektarë në territorin e Bashkisë Shkodër janë nën ujë.
Njësia më e prekur është Ana e Malit, ku rruga e Obotit vijon të mbetet e bllokuar për mjetet e ulëta. Ujësjellësi i Oblikës ka dalë jashtë funksionit, ndërsa, ndërsa UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët. Problematike situata paraqitet dhe në njësinë Dajç, ku është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Reshjet kanë shkaktuar probleme dhe në njësitë Gur i Zi, Velipojë, Bërdicë dhe Rrethina.
Ndërkohë, probleme nga reshjet ka pasur dhe në qytetin e Librazhdit, ku si pasojë e motit të keq ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, që kanë çuar në bllokimin e rrugës për disa minuta.
Reshjet e ditëve të fundit i çuan prurjet e lumit Shkumbin në 800 m3 në sekondë.
Në zonën e Orenjës, 2 familje janë larguar nga banesat e tyre për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat kanë dëmtuar ambientet ku jetonin.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet në vend, Haki Çako në Euronews Albania: Situata drejt përmirësimit
1823 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, Oboti dhe Dajçi janë zonat më problematike
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk