I biri vrau ndërtuesin, PD kërkon largimin e anëtares së KLP: Pengon hetimin
Partia Demokratike ka kërkuar largimin e anëtares së KLP, Nurihan Mete, djali i të cilës vrau të hënën biznesmenin e ndërtimit Armando Meshau.
Përmes një deklarate për media PD kërkoi përmes zëdhënëses Mirela Karabina, largimin e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, nën argumentin se mund të pengojë hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas PD larkimi i Nurihan Mete nga KLP i hap rrugë zbardhjes së plotë të ngjarjes.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA
Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës,
kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta.
Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.
Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale.
Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.
Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut