Niveli i ujit 80 cm, situata vijon të jetë problematike në Obot dhe Dajç
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka bërë një rezyme të situatës së përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.
Gjerga raporton se situata vijon të jetë problematike në njësitë Administrative Ana e Malit dhe Dajç.
“Kanë pushuar reshjet e shiut dhe nuk ka pasur një agravim të situatës në zonat me prani ujë në Nën-Shkodër. Vijon të jetë problematike situata në njësinë administrativë Ana e Malit dhe në atë të Dajçit. Në Obot vijon që të ketë prani të ujit në rrugë, 80 cm, e cila e bën të pamundur edhe kalimin e automjeteve”, u shpreh ai.
Sipas tij shumë problematike situata është edhe në Dajç, ku ka dalë Buna dhe ka mbytur 80 hektarë tokë.
Gazetari tha më tej se ditën e djeshme banorëve të zonave të përmbytjeve u janë çuar produkte ushqimore dhe ujë të pijshëm.
“Ditën e djeshme është dashur ndërhyrja e bashkisë për të ndihmuar këta banorë me produkte ushqimore dhe ujë të pijshëm”, tha gazetari.
Lexoni gjithashtu:
1893 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun Shkodër, probleme edhe në aksin Librazhd-Prrenjas
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk