Shkoi për peshkim me familjen, kryebashkiakja zbulon kokainën me vlerë 1 mln euro

9 Gusht 2023 | 16:31

Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, kapi një “gjah” të madh gjatë peshkimit në Florida me familjen në fund të muajit të kaluar.

Ajo zbuloi një ngarkesë që përmbante rreth 32 kg kokainë , me një vlerë të përllogaritur prej rreth 1.1 milionë dollarë, sipas zyrës së kryetarit të bashkisë.

Droga u zbulua më 23 korrik dhe pasi u dorëzua nga kryebashkiakja, u mor nën kontroll nga Agjentët e Patrullës Kufitare me Sektorin e Majamit.

Para se të merrte postin aktual si kryebashkiake, Castor “kaloi 31 vjet me Departamentin e Policisë së Tampës, duke shërbyer pothuajse në çdo cilësi dhe në pothuajse çdo lagje të qytetit. Në tetor të 2009-ës, Castor u bë shefe i Policisë së parë femër të Tampas, duke shërbyer për gjashtë vjet në atë rol”, sipas biografisë së saj në faqen e internetit të qytetit të Tampa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026