Sulm me armë në një lokal në Kosovë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në një lokal në qytetin e Skënderajt në Kosovë, ku raportohet se është vrarë me armë zjarri një peron dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Skenderajt,Avni Zahiti.
Ai njoftoi se viktima është shtetasi N.L 39 vjeç, ndërkohë që të plagosurit janë transportua në spital për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.
“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës bëhet me dije, se njërit prej tre persobave i është dashur t’i amputohet këmba.
Ai është një i ri i moshës 32 vjeçare, i lindur në vitin 1991, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)