Lavdari, fshati pa rrugë| Banorët e larguar mblidhen çdo vit më 10 gusht

10 Gusht 2023 | 19:01

10 Gushti është data që çdo vit bën bashkë gjithë banorët e fshatit Lavdar në Korçë, një festë e krijuar nga vet emigrantët.

Ky fshat ka qenë i populluar nga afro 600 familje por me kalimin e kohës, për shkak dhe të mungesës së investimeve në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, sot ai ka ngelur me vetëm 5 shtëpi të banuara.

“Pavarësisht se ka pasur investime ato kanë qenë minimaliste dhe kanë qenë falë këmbënguljes dhe kërkesave të vazhdueshme të fshatarëve të fshatit Lavdar. I gjithë fshati ka ikur nga kudo në Republikën e Shqipërisë apo dhe jashtë saj dhe ka ikur vetëm për shkak të rrugës,” – u shpreh një nga ish-banorët.

Gjithsesi, kjo nuk i frenon ata të cilët kanë lindur aty apo qoftë dhe pasardhësit e tyre për të shkuar në 10 Gusht dhe festuar.

Në festë morën pjesë afro 1000 persona, të cilët u duhet të vuanin rrugën ende të armotizuar, një premtim i kahershëm i pushtetarëve i cili ende nuk është realizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026