Testimi për kandidatët e mjekësisë, 1813 konkurrentë për 400 vende
1813 maturantë që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e fakultetit të mjekësisë duke nisur nga e hëna do t’i nënshtrohen testimit të Informatizuar në mjediset e Qendrës së Shërbimeve arsimore.
Maturantët do të ndahen në grupe me nga 60 persona, të cilët do të zhvillojnë njëherësh testim, i cili zgjat 2 orë, ndërsa përgjigjet do t’i marrin në moment.
Testimi i të gjithë maturantëve do të zgjasë 8 ditë, duke nisur nga data 14 gusht për të përfunduar në datën 23 gusht.
Në përfundim, në fund të muajit gusht do të shpallen edhe 400 kandidatët fitues.
Mjekësia e përgjithshme këtë vit ka çelur 465 kuota, prej të cilave 30 studentë do të jenë nga trojet shqiptare në Ballkan, 5 nga Kosova, 5 nga Maqedonia e Veriut, 5 nga Mali i Zi, 5 nga Presheva, 5 nga Bujanovci dhe 5 nga Medvegja.
Edhe studentët që vijnë nga trojet do ti nënshtrohen testimit të informatizuar në fillim të shtatorit.
35 kuota të tjera janë përcaktuar një për komunitetit rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 për personat me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 do të jenë për transferim studimesh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muzikë portugeze në Sarandë, studentët e mjekësisë dhurojnë spektakël
- Studentët e mjekësisë para parlamentit, deklaratë para votimit të projektligjit
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus