U vra në oborrin e banesës, kush është shqiptari i ekzekutuar me plumb në kokë

12 Gusht 2023 | 21:03

Është identifikuar 51-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë, në oborrin e banesës së tij në ishullin e Selaminas, në Greqi.

Ai është shtetasi Aleksandër Zaka, i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autor i krimit të rëndë shtë një tjetër bashkëkombas i tij.

Shqiptari u gjet i vrarë në banesë nga një miku, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje policia ka marrë në pyetje shokun e shqiptarit, shtetasin Fatjon Pjetri i cili është dhe personi që e gjeti të pajetë në oborrin e banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026