2600 hektarë tokë nën ujë në Torovicë të Lezhës, evakuuohen 30 familje
Vijon të mbetet e rënduar situata në Torovicë të Lezhës, ku më shumë se 2600 hektarë tokë janë akoma nën ujë.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji raportoi se janë evakuuar 30 familje.
“30 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak se shtëpitë të tyre janë në ujë apo një pjesë toke ka rrëshqitur, duke iu rrezikuar jetën banorëve”, u shpreh ai.
“Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe kemi pasur një rënie të nivelit të ujit, por situata mbetet ende shqetësuese”, tha ai më tej.
Fusha e Torovicës është e përmbytur, niveli ujit shkon në 1 metër e 30 cm.
Autoritet vendore u kanë kërkuar banorëve që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi kanë qenë të pabanueshme dhe rrezikonin të shembeshin, por nuk kanë masa për sistemimin e tyre.
Banorët janë strehuar tek të afërmit, apo në ambientet të tjera.
Ata thonë se nga bashkia nuk kanë pasur asnjë ndihmë konkrete.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni: Në këto momente s’bëhet fjalë për dëmshpërblime
Ende s’ka tërheqje të ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, disa akse të bllokuara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk