Neymar drejt Arabisë Saudite, L’Equipe: Kontrata çështje orësh, ja sa do të fitojë
Në Francë, finalizimi i kalimit të Neymar nga Paris Saint-Germain te Al Hilal konsiderohet çështje kohe.
Siç zbulon gazeta franceze “L’ Equipe”, drejtuesit e kampionëve francezë kanë rënë dakord me sauditët dhe braziliani duket se do të vazhdojë karrierën e tij në ligën arabe.
Neymar, i cili ra dakord për një kontratë dyvjeçare për 160 milionë euro me Al Hilalin, pritet të “fluturojë” në Arabinë Saudite në orët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjen.
Brenda kësaj të hëne pritet të zbardhen dhe detajet e fundit të marrëveshjes mes dy klubeve. Sulmuesi brazilian edhe pse në një moshë shumë më ë re, duket se do të ndjekë Cristiano Ronaldon, dhe Karim Benzemanë, por dhe yje të tjerë që kanë zgjedhur Arabinë Saudite për shkak të kontratave të majme.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet