Zbulohet plantacioni i madh i drogës mes pyjeve në Itali, arrestohet i riu shqiptar
Një plantacion i madh marihuane është gjetur nga Karabinierët në zonën e San Donato di Ninea, në Itali.
Zbulimi u bë me mbështetjen e skuadrës së helikopterëve, të cilët e evidentuan plantacionin e drogës në një zonë të pyllëzuar.
Në total u gjetën 2492 bimë kanabisi me lartësi nga 60 deri ne 180 cm, të shpërndara në disa tarraca dhe me një sistem vaditjeje artizanale të mirëmenduar të lidhur direkt me një burim uji.
Pasi zbuluan plantacionin, karabinierët italianë ndenjën në pritje për ditë të tëra me qëllim që të arrestonin personat e përfshirë.
Në flagrancë u arrestua një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u shfaq mes pemëve të larta për të shkuar drejt vendit ku kultivoheshin lëndët narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se aktiviteti hetimor do të vijojë për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë si dhe tregun ku do të tregtohej lënda narkotike.
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë