Përmbyset makina në aksin Kuçovë-Kozare, shpëton mrekullisht shoferi 33-vjeçar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës.
Siç shihet edhe në video makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur. Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku edhe po merret me rrethanat e aksidentit.
Në automjetin e përmbysur ishte vetëm drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari A.H, banues nē Kuçovë. Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.
Shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës