Milani vazhdon presionin mbi Chelsean për Armando Brojën
Milani është ende duke eksploruar opsionin e sjelljes së sulmuesit 21-vjeçar të Chelseat, Armando Broja në “San Siro” në një marrëveshje huazimi, pavarësisht se ka marrë një përgjigje negative nga londinezët.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e skuadrës nga “Stamford Bridge”, por Chelsea heziton ta lërë sulmuesin shqiptar të largohet.
Londinezët kanë humbur shërbimet e blerjes së re Christopher Nkunku për një periudhë të zgjatë për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar gjatë një miqësore para-sezonale kundër Borussia Dortmundit, raporton KosovaPress.
Përkundër kësaj, Milani është ende i etur për idenë e nënshkrimit të Brojës, i cili së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju.
Thuhet se Broja është i pasionuar për të luajtur rregullisht dhe vazhdimisht për një ekip të nivelit të lartë, prandaj La Gazzetta beson se Milani mund të jetë destinacioni perfekt për shqiptarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur