Java e parë e Premier League, Newcastle ‘shijon’ vendin e parë
Manchester United e ka nisur me fitore rrugëtimin në edicionin e ri të Premiere League-s angleze. Djajtë e kuq triumfuan në përballjen e së hënës me rezultatin 1-0, ndërsa goli u shënua nga qendërmbrojtësi francez Raphael Varane. Të besuarit e Ten Hag kishin përballë Wolves, e cila me disa ndërhyrje në merkaton verore ka krijuar një skuadër kompakte, por ishte e pafat mbrëmjen e së hënës.
Skuadrat e mëdha kanë regjistruar rezultate pozitive në fundjavën e parë sportive, ndërsa Premier League premton spektakël. Aktualisht në vendin e parë, kjo për shkak të golavarazhit qëndron Newcastle, e cila mposhti Aston Villën 5-1 të shtunën.
Vetëm 7 skuadra arritën të marrin 3 pikë në debutim, mes tyre dhe dyshja Man. City e Arsenal, të cilat duket se do të luftojnë njëra-tjetrën për titullin kampion, ashtu si në sezonin që lamë pas. The cityzens e fituan ndeshjen e parë lehtësisht ndaj Burnleyt, ndërsa Arsenali mposhi në shtëpi Nottingham. Përballja e ndarë në barazim ishte ajo mes Liverpoolit dhe Chelseas, e mbyllur në shifrat 1-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus