Telekomi, një çështje e re Prishtinë-Beograd, reagon qeveria e Kosovës
Një çështje e re është shfaqur në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
MTS, kompania bijë e grupit Telekom Serbia e cila operonte në Kosovë, I është tërhequr licenca operative.
Sipas organeve qeveritare kosovare, kompania shfaqte, parregullsi administrative. Parregullsia qëndronte në pasaportën e një prej anëtarëve të bordit drejtues, e cila është e lëshuar nga Republika e Serbisë.
Por kompania e kundërshton këtë vendim të qeverisë së Kosovës.
“Është e qartë që vendimi iautoriteteve në pushtet aktualisht në Prishtinë, ka për qëllim të ushtroj presion mbi pjesën e investimit më të rendësishëm të kompanisë (Telecom Serbia) në territorin në pronësi të shtetit të Serbisë.”- tha Vladimir Lucic
Ndërkohë Prishtina deklaron se po mbron sundimin e ligjit me iniciativa kundër korrupsionit. Një zëdhënës i qeverisë kosovare, u kontaktuar nga Euroneës, pohon:
“Pavarësisht se sa e rëndësishme mund të jetë kauza e një kompanie, ajo subjekti i ligjit dhe duhet ta respektoj atë, si dhe strukturat demokratike të vendit në të cilin operon.”
Bashkimit Europian ka thënë se është “vigjilent” ndaj situatës, në vendin që synon të jetë kandidat për integrim. Komisioni europian ka pohuar për Euronews se është duke diskutuar me të gjitha palët e përfshira.
Por skenari nuk është I ri për panoramën mediatike të Kosovës. Jo më shumë se disa javë më parë, qeveria vendosi të pezullojë aktivitetin e një prej stacioneve televizive më të mëdha të vendit, Klan Kosova, gjithashtu me pretendimin se shfaqte shkelje administrative.
Në fund, një vendim i gjykatës i lejoj kanalit kritik ndaj qeverisë, të vijojë transmetimin.
Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën e 31 korrikut kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar licencen e televizionit.
Por tani gjithnjë e më shumë zëra, akuzojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për praktika tepër autoritare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës