Dënohet regjisori iranian/ Shkak pjesëmarrja në Festivalin e Kanës
Një regjisor iranian dhe producenti i tij do të përballen me 6 muaj burg pasi shfaqën një film në Festivalin e Filmit në Kanë pa miratimin e autoriteteve në Teheran. Vendimi ka tërhequr kritika të menjëhershme ndërkombëtare, përfshirë ato nga regjisori amerikan Martin Scorsese.
Regjisori Saeed Roustayi dhe producenti Javad Norouzbeigi udhëtuan në Kanë vitin e kaluar për të shfaqur “Leila’s Brothers”, duke konkurruar për çmimin e madh të Palmës së Artë të festivalit.
Filmi fokusohet në një familje që lufton për të përballuar jetesën ndërsa Irani përballet me sanksione ndërkombëtare dhe përfshin sekuenca që tregojnë protesta në Republikën Islamike, teksa një seri demonstratash mbarëkombëtare kanë tronditur kombin, përfshirë ato për vdekjen e Mahsa Amini vitin e kaluar.
Leila’s Brothers” nuk e mori Palmën e Artë, por përfundoi duke fituar dy ccmime të tjera në Kanë.
Gjykata Revolucionare e Teheranit i dënoi të dy me akuzën e krijimit të “propagandës kundër sistemit”.
Gjithashtu atyre do t’u ndalohet të bëjnë filma gjatë kësaj periudhe si dhe duhet të ndjekin një kurs të detyrueshëm filmash duke “ruajtur interesat kombëtare dhe morale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve