Saranda plot me plehra/ Turistët të zhgënjyer, kazanët e tejmbushur me mbetje

18 Gusht 2023 | 17:13

Fluksi i lartë i turistëve në Sarandë, ka nxjerr në pah në problemin me menaxhimin e mbetjeve urbane. Në mes të sezonit turistik qyteti përballet me kazanët e tejmbushur me mbeturina.

“Me mbeturinat është, një dështim total sidomos për një qytet si Saranda.

Ka kaq shumë biznese, kaq shumë turist që sakrifikojnë , si të thuash tre muaj e jo vetëm tre muaj se Saranda vizitohet që në 1 maj. Sarandën e kam si pjesë të qenies time.”

“Është e dhimbshme , nuk hidhen vetëm mbeturinat organike ke hekur ke xhama, ke mobilje.”

Pushuesit e huaj thonë se lënja në rrugë e plehrave si dhe numri I ulët e kazanëve, i zbeh bukurinë Sarandës.

“E gjeta mjaftueshëm të pastër, qytetin e Sarandës vetëm se shoh një minimum të kujdesit, por premton shumë dhe në të ardhmen do të jetë një qytet fantastik. Sipas meje, shoh se ka shumë lëvizje këtë vit respektivisht nga vitet e mëparshme, mendoj se duhet të ketë më shumë pastërti në këtë qytet pasi është një vend i shkëlqyer dhe është mëkat të gjendet kështu.

“Vijmë nga Italia, nga Bari. Shqipërinë e gjetëm si vend fantastik dhe me njerëz shumë të sjellshëm, çmimet janë disi ekonomike. Mund të themi se qyteti është i pastër, por përsëri mund të bëhet më shumë, premton shumë si qytet, mund të shtohet për shembull numri i koshave.”

Saranda është një ndër qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit të verës. Shpeshherë plazhet e saj janë quajtur maldivet e Shqipërisë, ndaj duhet një vëmendje më e shtuar nga ana e autoriteve sa I takon autoritetet duhet të menaxhimit të mbetjeve urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026