Arrestohen dy zyrtarë në Kosovë, dyshime për korrupsion dhe abuzime me rezervat

18 Gusht 2023 | 18:04

Tre persona janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës , pasi dyshohen si te përfshirë në aferën e keqpërdorimit te rezervave shtetërore.

Dy prej tyre janë zyrtare te ministrisë së industrisë, ndërmarrëses dhe tregtisë, ndërsa i treti është pronar i një biznesi ne Prishtine, i cili thuhet se është njeri i afërt me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ne njoftimin e prokurorisë speciale të Kosovës, e cila konfirmoi arrestimet, thuhet se tre të arrestuarit dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkohë, vet shefi i qeverise kosovare, nuk ka pranuar te flas për këtë çështje edhe pse është pyetur disa herë nga gazetaret.

Ndërsa kryeministri Kurti ka anashkaluar pyetjet e mediave rreth arrestimeve.

Tre personat e arrestuar janë përmendur gjithashtu ne disa përgjime qe janë publikuar nga mediat ne Kosove si te përfshirë në keqpërdorim të fondeve për blerjen e rezervave te shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026