Aksident në Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin

19 Gusht 2023 | 08:29

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin  rrugor Pogradec – Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot ku një 58 vjeçar nga fshati Zvirinë është goditur nga një mjet që vinte nga Pogradeci ne drejtim te Maliqit.

Sipas policisë rrugore 58-vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në krahun tjetër por duket se errësira si dhe mungesa e ndriçimit i ka kufizuar shikimin drejtuesit të mjetit, i cili megjithëse ka bërë gjithçka për të shmangur goditjen, ka qenë e pamundur.

58-vjeçari mësohet të ketë qenë duke punuar deri në ato momente (duke vaditur), ndërkohë që po shkonte në një rrugë të shkurtër drejt fshatit të tij, por duket se kalimi i ka sjellë edhe plagosjen e rëndë.

Grupi i hetimit ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e mjetit për të sqaruar më tej rrethanat e aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026