Shtohen vjedhjet në vendet e shenjta, kamera sigurie për të parandaluar hajdutët
Kishat dhe xhamitë janë bërë tashmë target i personave dashakeqë të cilët nuk u afrohen këtyre të fundit me synimin e vetëm, lutjen, por edhe për të “mëkatuar”.
Kjo verë ka shtuar sigurinë në vendet e shenjta. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak kohë më parë në Kishën e Shën Kozmait në qytetin e Elbasanit.
Një person u kap në flagrancë nga At Nikollë Xhufka. Në një intervistë për Euronews Albania, i pari i shtëpisë së zorit i shqetësuar pohon se është shtuar mjaft numri i hajdutëve.
“Janë shtuar dhe shumë janë shtuar. Kjo për mendimin tim ndoshta vjen nga varfëria, edhe nga droga sidomos. Janë shtuar dhe e them me keqardhje këtë”, thotë At Nikollë Xhufka.
Për At Nikollën, përveç kamerave të sigurisë dhe lutjen nuk mund të bëjnë asgjë tjetër për të parandaluar vepra të tilla.
“Kohë më parë kemi pasur edhe incidente të tjera dhe kemi vendosur kamera sigurie për te qenë më të sigurt dhe për të ruajtur kishën”, shprehet ai.
Ditën e diel, një tjetër person u kap në flagrancë për vjedhje në një objekt kulti.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit