Fluks turistësh në ujëvarat e Siqecës, problem mungesa e sinjalistikës
Ujëvarat dhe kataraktet e Siqecës, në vitet e fundit frekuentohen jo vetëm nga banorë të zonës, por edhe nga banorë të zonave të tjera si edhe të huaj të pasionuar pas shtigjeve turistike dhe bukurive të egra të natyrës shqiptare.
Banorë të fshatit pohojnë se bashkia Patos vetëm ka shtruar rrugën deri në qendër të fshatit ndërsa mbetet për t’u përmirësuar edhe një pjesë tjetër që të afron pranë atraksionit turistik.
Për të shkuar tek ujëvarat mungon një sinjalistikë udhëzuese, çka do të ndihmonte vizitorët dhe turistët. Gjithashtu do të shtonte dhe numrin e tyre, si dhe do të sillte më shumë të ardhura dhe promocion për këtë destinacion.
Ujëvarat dhe kataraktet e Siqecës, fluksin e vizitave e kanë kryesisht në stinën e pranverës e të vjeshtës për shkak dhe të sasive të ujit që rrjedhin në to.
Rrjedhimisht fshati Siqecë u fut në programin e 100 fshatrave turistikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital