Papa Françesku: Po shkruaj një dokument tjetër për mbrojtjen e mjedisit

22 Gusht 2023 | 16:23

Papa Françesku tha të hënën se ai po shkruante një vazhdim të dokumentit të tij historik të vitit 2015 mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rreziqet e ndryshimeve klimatike, duke e  përditësuar shkrimin e mëparshëm.

Ai e bëri njoftimin surprizë në një shtesë të shkurtër dhe të papërgatitur ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim para një grupi avokatësh nga vendet e Këshillit të Evropës.

Në vitin 2015, Françesku shkroi Laudato Si (I lavdëruar), një dokument i madh mbi nevojën për të mbrojtur mjedisin, për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar përdorimine lëndëve djegëse fosile. E njohur si një enciklikë, ajo është forma më e lartë e shkrimit papal.

“Po shkruaj një pjesë të dytë për Laudato Si, për ta përditësuar me problemet aktuale,” tha Françesku para grupit, pa dhënë më tepër detaje.

Enciklika prej 184 faqesh, e cila e bëri Françeskun një hero për shumë aktivistë të klimës, u pa se kishte ndikuar në vendimet e marra më vonë atë vit në konferencën e klimës në Paris që vendosi synime për të kufizuar ngrohjen globale.

Duke paraqitur rastin shkencor për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, ai ankohej për degradimin e mjedisit dhe ngrohjen globale, ndërsa kritikonte konsumizmin dhe konsumin. Dokumenti paralajmëronte “pasoja të rënda për të gjithë ne” nëse gjërat do të vazhdonin ashtu siç ishin.

Në kohën kur u publikua, disa katolikë konservatorë të lidhur me lëvizjet politike konservatore dhe interesat e korporatave kritikuan ashpër Papën për mbështetjen e mendimit të shumicës së shkencëtarëve që thanë se ngrohja globale ishte të paktën pjesërisht për shkak të aktivitetit njerëzor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026