Kryeministri spanjoll: Ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme
22 Gusht 2023 |
20:51
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pret më shumë shpjegime nga kreu i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, për atë që po konsiderohet si skandali i puthjes. Sanchez thotë se kërkesa për falje nuk është e mjaftueshme.
“Ajo që pamë ishte një gjest i papranueshëm. Unë gjithashtu mendoj se ndjesa nga zoti Rubiales është e pamjaftueshme. Madje mendoj se është e papërshtatshme dhe zoti Rubiales duhet të shkojë më tej për të sqaruar atë që të gjithë panë në media,” – u shpreh Sanchez.
Luis Rubiales iu desh të shpjegohej pasi puthi papritur në buzë një lojtare të kombëtares së futbollit për femra, Jenni Hermoso. Kjo ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pasi Spanja fitoi Kupën e Botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
Pothuajse çdo i katërti votues në Evropë sot voton për partitë e ekstremit të djathtë, sipas një ankete të kryer nga më shumë se 150...
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën masa për t’i mundësuar Europolit, agjencisë ligjzbatuese të BE-së, të përgjigjet më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krimit ndërkufitar...
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar