EMRI| Kapet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge
Një 43-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia me qëllim ekstradimin.
Ortis Banda është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim droge.
Në momentin e arrestimit 43-vjeçari ishte në një apartament të marrë me qira.
Njoftimi i policisë:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin