Nënkampionë të Evropës në boks, dy vëllezërit rrëfejnë përjetimet në Euronews
Pasioni për boksin dhe dëshira për të qenë kampionë, është ajo çka i shtyn cdo ditë dy vëllezërit Amar dhe Ahmed Koçi drejt palestrës. Dy boksierë të cilët premtojnë shumë për boksin shqiptar, ndërsa arritjet e tyre kanë nisur qysh tani, me Ahmedin i cili këtë vit u shpall nënkampion evrope në Rumani.
“Arritja e fundit ishte në kampionatin evropian në Rumani. Fitova 3 ndeshje, në finale u munda nga boksieri anglez. Mund të isha dhe më mirë, por për shkak të emocioneve dhe mungesës së eksperiencës ai doli më mirë”, tha Ahmed Koçi në një intervistë për Euronews Albania.
Vëllai i tij Amari po ashtu është shpallur nënkampion evrope në vitin 2022, ndërsa vijon përgatitjet për dy kompeticionet e radhës.
“Në tetor kemi dy kompeticione, kupa e Sarajevës në Bosnje dhe kampionati ballkanik që mbahet në Rumani”, tha Amar Koci.
I gjithë ky pasion e ka një emër, Artur Koçi boksieri i cili ka shkëlqyer nën flamurin kuqezi, por tani me qëllimin për të prodhuar të tjerë kampionë.
“Unë e kam filluar boskin në 97’ pasi mbarova ushtrinë, kam bërë goxha arritje. Pasi e lashë sportin u bëra trajner, merrem me moshat”, tha ai.
Pas shumë viteve në ring, çfarë është më e lehtë për Arturin, të jetë një trajner apo boksier?
“Boksier është më e vështirë, hyjnë shumë gjëra, emocioni, lodhja fizike, koha, ndërsa si trajner is heh gjërat më ftohtë, eksperienca bën të vetën”, tha trajneri.
Ekipi i Studentit vijon përgatitjet për kompeticionet e radhës, mes tyre dhe botërori U-16 i Rumanisë, ku stafi premton se do të kthehet me medalje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)