Zjarrfikësit shqiptarë luftojnë me zjarret në Greqi, reagon Rama

24 Gusht 2023 | 20:06

Një ditë më parë, Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Greqisë, duke vënë në gatishmëri 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.

Lidhur me misionin e ekipit shqiptar në zonën e Aleksandropulit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë momente nga misioni i ekipit të zjarrfikësve shqiptare, të cilët sipas tij janë  angazhuar maksimalisht në një nga zonat më të prekura nga zjarret.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, shkruan Rama.

Aleksandropoli është një nga zonat e Greqisë, e cila po përballet me situatën e vështirë të krijuar nga vatrat aktive. Së bashku më grupet që kanë udhëtuar drejt Aleksandropolit në Greqi është edhe gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

Ai raportoi nga ajo zonë duke konfirmuar se situata ka shkuar drejt normalizimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026