A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Rama: Thashetheme për çadrën e plazhit

25 Gusht 2023 | 13:33

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shefi i qeverisë e mohoi kategorikisht një lajm të tillë duke i cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit.

“Për këtë të dytën po ju them shumë thjesht mos humbni kohë me këto thashetheme janë për nën çadrën e plazhit dhe nuk janë për këtu për të humbur ne kohë nëgodinën e qeverisë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi dhe arrestimet në radhët e funksionarëve të lartë shtetëror të Partisë Socialiste.

Shefi i qeverisë tha se për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar ka një drejtësi që nuk pyet se kush je dhe secili mban përgjegjësinë që i takon.

“Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, jo sot por në historinë e vetë. Është gjëja më e madhe pasi qysh nga dita e krijimit të shtetit shqiptar nuk ka patur ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je.

Për herë të aprë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të lidhur me forcën në pushtet janë marrë përpara përgjegjësisë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026